Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

Prindërit e rreth 180 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës protestuan këtë të martë, duke kërkuar rikthimin e transportit me autobus drejt shkollës pritëse “Neim Babameto”, ku fëmijët e tyre zhvillojnë mesim turn i dytë. “Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë ose edhe një adoleshent të shkojë me urban të linjës në shkollë”, thotë një prind “Unë kam 3 fëmijë. Nuk i përballoj dot, siç thonë këta. Si do hipë fëmija në urban linje, fëmija 5 vjeç”? Shkolla “Met Hasa” ndodhet në proces rindërtimi dhe deri në fund të vitit të kaluar nxënësit transportoheshin çdo ditë me tre autobusë të vënë në dispozicion nga bashkia. “Firma që transportoi nxënësit nga muaji shkurt deri në qershor nuk ka marrë lekë....