Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Projekte si kopshtet e Babilonisë”/ Rama: Është një ndërtues në Tiranë që ka marrë leje me një fasadë të mbuluar me pemë, por s’ka mbjellë asnjë
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në takimin për prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, kritikoi ndërtuesit. Ai madje ironizoi projektet që paraqesin në fillim ndërtuesit, ku pallatet duken si ‘kopshtet e Babilonisë’, por realiteti është krejt tjetër, tha Rama. “Njerëzit paguajnë për të blerë apartamente dhe dëgjojnë nga ndërtuesit lloj përrallash, te projektet kanë ato kopshtet si Babiloni”, u shpreh ai, duke përmendur një rast konkret. “Ka një ndërtues këtu në Tiranë, që ka marrë leje me një fasadë e mbuluar me pemë. Asnjë pemë s’ka aty. S’ka për të marrë më leje nëse nuk mbjell pemët një për një. Ti blen apartament dhe shpreson të të bjerë një komshhi i mirë dhe të bie një axhustator. Ditën kur...