“Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të përdhunimit në Durrës

“Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të përdhunimit në Durrës

Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza. Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë. Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane. Top Channel