Kreu i Forimit Rinor të Partisë Demokratike ka reagur me një shenim në faqen e tij në facebook pas vizitës së kreut të SPAK në SHBA.
“Edi Rama ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit pasi ashtu si kanabizimi edhe pastrimi i parave të narkotrafikut në ndërtim është një projekt qeveritar që ka arkitekt Edi Ramën”, shkruan Besart Xhaferri.
Postimi i plotë:
Edvin, kreu i SPAK nuk u thirr për të dhënë llogari në DASH për kioskat pa leje, por për paratë e drogës që pastrohen në ndërtim me firmën tënde!
Sot Edvin Rama që ka 13 vite në pushtet mbajti një konferencë të gjatë që kishte në fokus aksionin për ndërtimet e paligjshme nga veriu në jug, ku nuk kurseu as ndërtuesit, as arkitektët, as qytetarët por as vartësit e tij që në 13 vite toleruan ndërtimet e paligjshme.
Problemi real i sektorit të ndërtimit dhe ekonomisë në terësi është pastrimi masiv i parave të inceneratorëve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës dhe lejet e Edi Ramës për subjeket e SPAK, që duhet ta bëjnë Ramën target të SPAK.
Edi Rama ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit pasi ashtu si kanabizimi edhe pastrimi i parave të narkotrafikut në ndërtim është një projekt qeveritar që ka arkitekt Edi Ramën.
Prej dy vitesh e kam denoncuar faktin se pastrimi i parave në ndërtim do kishte pasoja fatale për ekonominë, ndaj një ndër propozimet e mia në programin e Partisë Demorakratike ka qënë projekti “Një çati për çdo çift të ri” si një mekanizëm për të mbrojtur të rinjtë nga pasojat e biznesit të Edi Ramës.
Gropat e kullave që nuk do ndërtohen kurrë do jenë dhe varri politik i Noriegës së Ballkanit.
