Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Atentati me dy viktima, Proda vlerëson policinë e Shkodrës: Reaguat në mënyrë profesionale për kapjen e autorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka përgëzuar policinë e Shkodrës për reagimin e shpejtë lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit pranë bashkisë së këtij qyteti, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Proda vlerëson kapjen në kohë rekord të autorit të atentatit dhe zbulimin e përkrahësve të tij për organizimin e sulmit me armë zjarri. “Të nderuar kolegë të Policisë së Shkodrës, Ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj maksimal gjatë këtij 24-orëshi intensiv për Policinë. Reagimi juaj i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm, ngjarje e cila dëshmoi sërish rëndësinë e misionit të Policisë, si përballja e parë frontale me krimin...