Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksidenti në Krumë të Kukësit, shkon në dy numri i viktimave
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Krumë të Kukësit, ku u përplasën dy automjete, drejtuesi i njërës prej të cilave humbi jetën. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeri me inicialet Z.N, i cili nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërkohë i plagosuri tjetër, i cili ishte drejtues i mjetit të dytë ku ndodhej pasagjer viktima Z.N, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Krumë – Golaj, rreth orës 19:50, kur dy automjete tip “Benz” janë përplasur së bashku. Sipas njoftimit të policisë, një prej automjeteve drejtohej nga shtetasi N.L., i cili kishte dhe një pasagjer, shtetasin Z.N. Makina tjetër, drejtohej nga shtetasi...