Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet për përdhunimin e italianes, lihet në burg 26-vjeçari: Isha i droguar, nuk mbaj mend
Leonardo Preza, 26-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e përdhunimit të një shtetase italiane në Durrës, thotë se nuk mban mend se çfarë ndodhi atë natë. “Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë 26-vjeçari. Megjithatë, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Prezën, i cili rezulton të jetë i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Turistja italiane, 18 vjeçare, ndodhej në Shqipëri për pushime. Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte dalë me një grup shoqesh duke qëndruar deri vonë jashtë në një subjekt pranë detit, duke konsumuar edhe alkool. Ndërsa më pas kishte dalë buzë detit, për t’u qetësuar, në shezllonet e një biznesi....