79- vjetori i Postribës, Boçi: Fryma e kryengritjes antikomuniste na thërret sot më shumë se kurrë, diktatura po rikthehet e maskuar

79- vjetori i Postribës, Boçi: Fryma e kryengritjes antikomuniste na thërret sot më shumë se kurrë, diktatura po rikthehet e maskuar

Në 79-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, pjesë e homazheve ishte edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, njëkohësisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Boçi u ndal te mesazhi i fuqishëm që vjen nga kjo ngjarje historike, duke e cilësuar Postribën si simbol të parë të rezistencës antikomuniste, por edhe si një kujtesë e gjallë që na paralajmëron për rrezikun e rikthimit të diktaturës në forma të reja dhe të kamufluara. Ai theksoi se sot, më shumë se kurrë, është detyrë e forcave politike të angazhuara për lirinë, që të mos lejojnë deformimin e historisë dhe të mos mjaftohen me kurora e fjalime, por të çojnë përpara idealet për të cilat u derdh gjaku i të parëve...