Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndjesi e ngopje e fryrje, zbuloni nëse stomaku juaj ka bakterin H.Pylori
Shenjat që mund të tregojnë praninë e bakterit • Dhimbje ose djegie në stomak (sidomos me stomak bosh). • Fryrje dhe gazra pas ushqimit. • Të përziera ose të vjella. • Humbje oreksi ose humbje në peshë pa arsye të dukshme. • Urth i shpeshtë. • Në raste më të avancuara: jashtëqitje me gjak ose ngjyrë shumë të errët. Si diagnostikohet? Mjeku mund të rekomandojë disa analiza për të zbuluar nëse keni H. pylori: 1. Testi i frymëmarrjes (Urea Breath Test) pacienti pi një solucion të veçantë dhe më pas matet ajri i nxjerrë. 2. Analiza e gjakut për antitrupa kundër H. pylori. 3. Analiza e jashtëqitjes për praninë e antigjeneve të bakterit. 4. Endoskopia me biopsi përdoret në raste më serioze, kur ka dyshime...