Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Reforma kaotike në arsim, Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit
Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit. Nga 423 176 në vitin mësimor 2018-2019, numri i të regjistruarve në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm ka rënë në rreth 345 mijë. Në harkun e 7 viteve vendi kanë ‘humbur‘ më shumë se 78 mijë nxënës. Arsimi është një nga sukseset më të mëdha të një shteti social. Ajo që dikur ka qenë privilegj i një pakice është bërë një e drejtë dhe mundësi e gati të gjithëve. Por ky i fundit po braktiset. Nga më shumë se 306 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare ka rënë në më pak se 250 mijë. Janë mbi 57 mijë fëmijë që u mungojnë shkollave. Isa Halilaj, zëvendëspresidenti i Sindikatës së...