79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës

79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës

Në kuadër të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më domethënëse të historisë së rezistencës shqiptare kundër komunizmit, sot u zhvilluan homazhe dhe një ceremoni përkujtimore në Postribë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili në fjalën e tij theksoi se kjo ditë është një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Shqipërisë. Noka kujtoi me nderim burrat e guximshëm që, nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, vendosën të sfidojnë një diktaturë mizore në kulmin e saj, duke ngritur flamurin e lirisë dhe duke refuzuar çdo formë nënshtrimi. Ai shprehu mirënjohje të pakufishme për trashëgimtarët e tyre dhe për banorët e Postribës që prej dekadash mbajnë gjallë...