Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kriza politike në Francë, kryeministri Bayrou rrëzohet pasi humbi votëbesimin/ Macron përballet me zgjedhje të vështira
Franca është përfshirë nga një krizë e re politike pasi kryeministri François Bayrou humbi një votëbesim në Asamblenë Kombëtare, me 364 vota kundër dhe vetëm 194 pro. Si pasojë, ai pritet të dorëhiqet dhe t’ia paraqesë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, i cili duhet të vendosë për zëvendësimin e tij në ditët në vijim. Bayrou e lidhi votëbesimin me propozimet e tij për të ulur borxhin kombëtar prej 3.4 trilionë eurosh, përmes masave të diskutueshme si heqja e dy festave kombëtare dhe ngrirja e pensioneve dhe ndihmave sociale. Por partitë e majta dhe të djathta ekstreme votuan së bashku kundër tij, duke e rrëzuar qeverinë. Rënia e tij shihet si dështim i radhës në përpjekjet e Macron për të ruajtur stabilitetin qeveritar. Kjo është qeveria e...