Japonia përballet me ndryshim tjetër, kush do të jetë kryeministri i katërt? Në mesin e kandidatëve një grua

Japonia përballet me ndryshim tjetër, kush do të jetë kryeministri i katërt? Në mesin e kandidatëve një grua

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjes së kryeministrit të katërt brenda pesë vitesh. Vendimi vjen pas humbjeve të mëdha të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në zgjedhjet e fundit, duke krijuar pasiguri të re politike në Tokio. Dorëheqja e Ishibës erdhi një ditë para një votimi të brendshëm në LDP që pritej ta shkarkonte. Ai u përball me presion të madh pas humbjes së shumicës në të dyja dhomat e parlamentit, një rënie e mbështetjes publike dhe kritika për menaxhimin e krizës ekonomike. Largimi i tij nxit një tjetër garë për udhëheqjen e LDP-së, që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit. Fituesi do të marrë automatikisht postin e kryeministrit....