Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
NASA publikon imazhe të reja të teleskopit James Webb
Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka tejkaluar sërish të gjitha pritjet. NASA publikoi imazhin spektakolar duke treguar mijëra yje të rinj shkëlqyes, 5 mijë e 500 vit drite larg Tokës. Përveç yjeve të rinj me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, imazhi zbulon një re pluhuri dhe gazi në të cilën po formohen yje. Kjo re e quajtur Mjegullnaja e Karavidhes, është aq e madhe sa shtrihet përtej fushëpamjes së kamerës. Një grup yjesh shumë të rinj, i quajtur Pismis 24, ndodhet thellë në brendi të saj, për të cilat janë nevojitur mbi pesë orë për t’i kapur në foto. James Webb, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë, u lansua para katër vjetësh. Ai vëzhgon universin në spektrin...