Situatë e paqartë në Britani, evakuohet aeroporti Heathrow

Situatë e paqartë në Britani, evakuohet aeroporti Heathrow

Një incident i dyshuar me materiale të rrezikshme ka detyruar evakuimin e Terminalit 4 në Aeroportin Heathrow të Londrës. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje, ndërsa pasagjerëve u është kërkuar të shmangin udhëtimin drejt këtij terminali. Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i aeroportit tha: “Regjistrimi në Terminalin 4 është mbyllur dhe evakuuar ndërsa shërbimet e emergjencës i përgjigjen një incidenti. U kërkojmë pasagjerëve të mos udhëtojnë për në Terminalin 4 dhe po i mbështesim ata që janë në vend. Të gjitha terminalet e tjera po funksionojnë normalisht. Do të japim informacione të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.” Ndërkohë, Brigada e Zjarrfikësve të Londrës konfirmoi praninë e ekipeve të specializuara për menaxhimin e materialeve të rrezikshme. “Zjarrfikësit po i përgjigjen një...