Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite
“Nesër është një ditë e veçantë për 27 mijë vogëlushë, që nisin rrugëtimin me dijen. Për 392 mijë djem e vajza që i drejtohen shkollës dhe që në këto çaste po bëjnë përgatitjet me prindërit e tyre. Për 30 mijë mësues dhe edukatorë që, po ashtu, tashmë kanë përfunduar me përgatitjet e orarit, planeve mësimore e klasave”, shkruante në vitin 2016, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fillimin e vitit të ri shkollor për arsimin parauniversitar Sot Thuajse një dekadë më pas, mënyra e urimeve pak ka ndryshuar, ndërsa shifrat e nxënësve, që u regjistruan për arsimin parauniversitar, ka pësuar rënie të ndjeshme. “Në këtë mëngjes shtatori, të gjithë së bashku ndajmë një simbolikë të fortë për fëmijët, që për herë të parë hedhin hapin në klasën...