Përse moj hënë argjendore

Poezi nga Aleksandër Pushkin

Përse moj hënë argjendore,ti larg nga retë pa pushim,përmbi kanatet e dritores,vërshon të mekurin shkëlqim?

Sa herë që më shfaqesh ti,në shpirt më zgjohen shqetësime,dhe brenga plot me dhembshuri,dëshirë plot me flakërime.

Oh, ikni, ikni o kujtime!o dashuri fatkeqe fli!O, le të mos më shfaqet më,të perdja e errët në dritore,nën dritën tënde argjendore,fytyr’ e dashur si gjithnjë,fytyr’ e ëmbël engjëlloree vashës që s’do ta shoh më.

O ëmbëlsi e dashurisë,plot ledhatime, plot me gaz,plot me shkëlqim të lumturisë,a mund të kthehesh rishmez pas?

I shpejtë porsi një vegim,me ndritë ti në fluturim;U zhdukën hijet krejt papritur,se erdh agimi menjëherë,dhe ti moj hën’e ndriturnë qiell u mbyte atëherë!Agimi dritën pse shpërndau?Nga vash’ e shtrenjtë pse me ndau?/KultPlus.com

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *