Letra që po trondit Uashingtonin/ Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë i ka shkruar presidenti?

Letra që po trondit Uashingtonin/ Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë i ka shkruar presidenti?

Demokratët në Kongresin amerikan kanë publikuar një shënim që thuhet se Presidenti Donald Trump ia kishte dërguar Jeffrey Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të. Letra, e përfshirë në dokumentet e dorëzuara nga avokatët e pasurisë së Epsteinit, përmban mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen dhe çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm.” Ky dokument u bë publik pas kërkesës ligjore të Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve për dokumente nga ekzekutorët e pasurisë së Epsteinit, ndërsa po vazhdojnë hetimet për lidhjet e Trump me financierin e famshëm. Trump ka mohuar se ai ka shkruar ose nënshkruar këtë shënim, duke e quajtur atë “një gjë të rreme”. Zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Taylor Budowich, në një postim në platformën X, e quajti këtë pretendim...