Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Krimet që tronditën Shkodrën këtë vit, nëntë viktima nga janari deri në shtator
Viti 2025 ka nisur me atentate mafioze e krime në familje, veçanërisht në qytetin e Shkodrës. Që prej janarit e deri më sot në këtë qytet janë vrarë 9 persona, ku ndër të tjera shkak të vrasjeve janë gjakmarrja apo konflikti për pronën. Atentati i Erogen Brajoviç Mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) dy persona u plagosën dhe 2 të tjerë u vranë në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në...