Antigona Nimani, Vera e Faik Hima, shqiptarët që ‘ngacmuan’ Beogradin (VIDEO)

Antigona Nimani, Vera e Faik Hima, shqiptarët që ‘ngacmuan’ Beogradin (VIDEO)

Më 28 nëntor 1966, filloi së emituari programi në gjuhen shqipe, në TV e Beogradit, një herë në javë, nga gjysmë ore. Nga ai ekip i vogël krijuesish, u krijua edhe Televizioni i Prishtinës, me shumë të tjerë, që do të inkuadrohen më vonë. Spikerët e parë në TV ishin Antigona Nimani, Faik Hima dhe Vera Gjevori Hima. Antigona Nimani është marrë me emisionin “Pasqyra televizive”. Pasqyra televizive 1966-1973 është programi informativ në gjuhën shqipe prodhimi i RTB – redaksia në gjuhën shqipe. Emitimi i programit filloi nga data 29 nëntor 1966 nga studio e TV Beogradit. Përgatitja dhe xhirimi i materialeve bëhej asokohe në Kosovë. Antigona Nimani, Vera Hima dhe Faik Hima. Vera Hima Në vitin 1966, pas Plenumit IV të Partisë Komuniste të...