‘Shqipëria po zbrazet’/ Zhupa: Qeveria po e shkatërron arsimin për të kontrolluar popullin…

‘Shqipëria po zbrazet’/ Zhupa: Qeveria po e shkatërron arsimin për të kontrolluar popullin…

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë në SYRI TV mbi situatën dramatike të arsimit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se e ka përdorur arsimin jo për edukim, por si mjet kontrolli mbi qytetarët. Zhupa theksoi se fatkeqësisht arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri, por përkundrazi është lënë në rënie të lirë, me qëllim që të mos krijojë një popull të arsimuar e të ndërgjegjshëm. Ina Zhupa: Fatkeqësia është që në këtë qeverisje, arsimi nuk ka qenë ndonjëherë prioritet në asnjë aspekt. Përkundrazi kanë funksionuar sipas asaj filozofisë së njohur që ‘një popull nëse do ta kontrollosh, kontrollohet nëpërmjet arsimit...’, dhe gjithmonë pushtetarët që nuk e duan popullin e tyre por duan më shumë pushtetin e tyre,...