E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë, ku një 33-vjeçar që tentoi të vidhte një banesë përfundoi në pranga, ndërsa pronari i shtëpisë u procedua penalisht pasi e dhunoi. Policia njofton se shtetasi me iniciale A.Z., 33 vjeç, u kap në flagrancë nga pronari i banesës, S.L., teksa po përpiqej të hynte për të vjedhur. Ky i fundit e ka goditur me grushte sapo e konstatoi në shtëpi. Pas denoncimit, policia arrestoi autorin e tentativës së vjedhjes, ndërsa ndaj pronarit nisi procedimi në gjendje të lirë për vetëgjyqësi. ‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L.,...