Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli, do të strehohen nëpër kazerma
Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen prej hoteleve. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey konfirmoi lajmin se një skenar i tillë po diskutohet nga ekzekutivi i Keir Starmerit edhe pse po shqyrtohen gjithashtu edhe objekte jo-ushtarake për të ofruar një strehë për emigrantët që kërkojnë azil. Aktualisht, mbi 32,000 azilkërkues janë të strehuar në hotele në Britaninë e Madhe, pothuajse 40 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit. Qeveria e kryeministrit Starmer është përballur vazhdimisht me kritika për këtë situatë, e prej disa muajsh ka pasur edhe protesta të vazhdueshme ndaj kësaj...