Shpallen fituesit e Festivalit të 55-të të Teatrove në Ferizaj

Shpallen fituesit e Festivalit të 55-të të Teatrove në Ferizaj

Me një ceremoni solemne u përmbyll edicioni i 55-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, që edhe këtë vit solli në skenë prodhime të fuqishme teatrore dhe interpretime të shkëlqyera. Çmimi për shfaqjen më të mirë i këtij edicioni shkoi për shfaqjen “Djali”, e realizuar nga Organizata “Anamour”, duke u vlerësuar si produksioni më i kompletuar artistikisht në këtë edicion. Çmimi “Yll në Ardhje” iu dha aktorit të ri Yzeir Meha, për rolin në shfaqjen “Djali”, duke u vlerësuar si një prej talenteve më premtues të këtij edicioni. Çmimi për regjinë më të mirë u fitua nga Sulejman Rushiti për shfaqjen “13”, ndërsa kjo shfaqje fitoi gjithashtu edhe çmimin e publikut, si dhe u nderua me...