Poezi nga Ismail Kadare
Në natën plot acar
Në natën plot acar një zjarr desha të ndezPor, nata ish e ftohtë, ah, ç’tmerr i zi që ish,Ndaj që të mbahej gjallë ky zjarrth n’atë rrebeshDiçka përherë kërkonte, kërkonte vazhdimisht.
Ndaj si shtegtari murg, që shkarpat mblesh në terr,Unë hidhja n’atë zjarr gjymtyrët pa pushim.Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rreshtMbi të nisa të hedh copëra të shpirtit tim.
Se s’bëhej ndryshe, dot, se s’bëhej ndryshe, eh,Se duhej që dikush ta mbante atë flakë.Në flakëzën-delir që veç vajosja sjellTë frikshme pamje ndritnin e dridheshin përqark.
I shihnit vallë ato, dallonit vallë diçkaNdërsa rreth meje nata me terr e ujq u mbush.Se donin që të gjithë ta fiknin atë zjarr,Dikush me ligësi e me padije dikush.
Të tjerë majë kodrash ku dielli kishte rënëTë tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin që përtej.Se s’donin të kuptonin ç’bëhej këtu brendaSe ç’fli kërkon një flakëz që lindet në një terr.
I lodhur nganjëherë kam thënë: shuhu pra,Në qoftë se nuk të duan, të bjerë natë e pafund.Të verbtit sytë tuaj kështu ndoshta do t’jenëNë terrin absolut pa shqetësim kurrkund.
Po prapë diçka më shtynte të ngrihem si somnambul,Si murgu shkretimtar që shkarpat verbtaz mbledhDhe sipër zjarrit prap’ të hedh gjymtyrët akullDhe copërat një nga një të shpirtit tim të hedh.
1984 / KultPlus.com

Leave a Reply