Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dhimitër Berati, profili i nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë
Sot janë bërë 54 vite nga vdekja e Dhimitër Berattit, një ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan KultPlus. Më 15 tetor të vitit 1886 lindi në Korçë Dhimitër Berati, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, atdhetar, politikan e publicist shqiptar. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Më pas, po aty, kreu studimet edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, u përfshi në lëvizjen patriotike të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht,për mëvetësinë e atdheut, dhe në vitin 1904 u zgjodh këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 u kthye në vendlindje dhe punoi si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma...