Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës
Fundjava që lamë pas i solli gjallëri qytetit të Kukësit, ku u zhvillua edicioni i 7-të i Festivalit të Artistëve të Rrugës. Animatorë dhe instrumentistë bashkuan fëmijët dhe qytetarët e Kukësit të cilët ndoqën me kuriozitet performancat e këtij festivali interaktiv, zhvilluar në sheshin përpara Muzeut Etnografik. Në shesh u vendosën stenda të cilat ftonin të angazhoheshin të mëdhenj e të vegjël, për të shprehur talentin e tyre në pikturë. Artistët thanë se qëllimi i festivalit është pikërisht ndërveprimi me publikun, sidomos në një qytet si Kukësi që shpesh konsiderohet si qytet-tranzit. Alma Canaj, presidente e festivalit shprehet se nuk është i lehtë si aktivitet por qëllimi në vetvete për të angazhuar edhe publikun në këtë festival, e bën atë tërheqës. Iris Canaj, organizatorja e...