Pesë të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë një sulmi me armë në Jerusalem, autorët hapën zjarr drejt stacionit të autobusit

Pesë të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë një sulmi me armë në Jerusalem, autorët hapën zjarr drejt stacionit të autobusit

Pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me armë nga persona të armatosur palestinezë në Jerusalem, ka bërë të ditur policia. Shërbimi i ambulancës i Izraelit i identifikoi viktimat si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë tjetër po në të 50-at. Nëntë persona me plagë nga armët e zjarrit u dërguan në spitalet lokale, së bashku me tre të tjerë të lënduar nga xhami i thyer. Policia izraelite tha se dy “terroristë” hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në veriperëndim të qytetit. Një oficer sigurie dhe një civil u kundërpërgjigjën me zjarr dhe “neutralizuan” sulmuesit, shtoi ajo. Nuk pati menjëherë asnjë pretendim përgjegjësie nga ndonjë grup i armatosur,...