Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
-Botuar në radion gjermane DW- Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike. Të prekurit në shumicën e rasteve nuk marrin ndihmën e duhur. Në mbarë botën mbi një miliard vetë vuajnë nga çrregullimet psikike, sikurse konstatohet në një raport aktual të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër përbën 14 përqind të popullsisë botërore duke krijuar kështu problemin më të madh global shëndetësor. Çrregullimet psikike prekin njerëz të çdo moshe, prejardhjeje dhe niveli të ardhurash. Shumica e të prekurve nga sëmundje të tilla, sipas OBSH-së jetojnë në vende me të ardhura të pakta ose mesatare. Shumë pak prej tyre marrin ndihmën e duhur. Në mbarë botën rreth 91 përqind e të prekurve...