‘Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë’/ Trump me propozim të ri për Hamasin

‘Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë’/ Trump me propozim të ri për Hamasin

Presidenti i ShBA, Donald Trump i ka paraqitur një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas asaj që po raportojnë mediat, mësohet se pjesë e marrëveshjes është lirimi i të gjithë pengjeve (të gjallë dhe të vdekur) në ditën e parë të marrëveshjes në këmbim të lirimit të mijëra të burgosurve palestinezë, përfshirë qindra terroristë. Izraeli gjithashtu do të ndalojë operacionin e tij për të pushtuar Qytetin e Gazës, raportoi Channel 12 këtë mbrëmje. Trump do të menaxhojë drejtpërdrejt negociatat për t’i dhënë fund luftës. Armiqësitë nuk do të rifillojnë derisa të përfundojnë bisedimet. Hamasi ende nuk është përgjigjur. Izraeli thuhet se është i gatshëm të pranojë propozimin e Trump. Sipas një burimi pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli po e “shqyrton shumë seriozisht”...