Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tatimet zbulojnë evazion fiskal prej 1 milion euro në Shëngjin
Një subjekt në Shëngjin, që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve. Sipas Administratës Tatimore, evazioni fiskal prej 1 milion euro është bërë për rreth tetë muaj gjatë këtij viti. Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes, mall pa faturë, moslëshim faturash dhe mungesë autofature. Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 1 milion euro. Tatimet vijojnë kontrollet në gjithë vendin, ndërsa ftojnë bizneset të respektojnë ligjin përndryshe do të përballen me forcën e tij.