Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Librazhd/ Humb kontrollin e makinës në kthesë dhe rrokulliset rreth 100 metra, dyshohet se shkak u bë gjendja e rrugës
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e së dielës në fshatin Zdrajsh të Njësisë Administrative Orenjë, në bashkinë Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një automjet ka humbur kontrollin në një kthesë të fortë dhe është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke u transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv nga mjekët. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së amortizuar të rrugës. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur...