Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtuan pa leje në zonat e mbrojtura, Policia shpall në kërkim dy persona në Tropojë
Komisariati i Policisë Tropojë ka shpallur në kërkim dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë pesë shtetas së tjerë pasi ndërtuan pa leje. Sipas Policisë, këta shtetas ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës. Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për dy ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie. Policia njofton se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpalli në kërkim shtetasit S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente. “A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa...