“Qenke ndyrësirë, shko moj…”/ Drejtori i Kulturës dhe i shkollës në Malësi të Madhe ‘lëshojnë gojën’ ndaj kritikuesve

“Qenke ndyrësirë, shko moj…”/ Drejtori i Kulturës dhe i shkollës në Malësi të Madhe ‘lëshojnë gojën’ ndaj kritikuesve

Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Malësisë së Madhe si dhe drejtori i një shkolle, janë shprehur në gjuhë të papërshtatshme ndaj një profesoreshe. Me fjalor të rëndë ndaj saj janë shprehur Gjovalin Popaj, drejtor i Kulturës në bashkinë e Malësisë së Madhe, dhe Edmond Curri, drejtor i shkollës së Bajzës. Komentet e tyre publike në rrjetet sociale, kanë shkaktuar indinjatë pasi ofendimet ndaj komentueseve janë të rënda. Sherri ka ardhur pas mbledhjes së këshillit në Malësi të Madhe, ku një qytetare ngre shqetësimin për rolin e drejtuesve, mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga dy drejtues të institucioneve publike.   Top Channel