Digjen “Benz”-i dhe “Range-Roveri” në fshatin Prekal të Shkodrës

Digjen “Benz”-i dhe “Range-Roveri” në fshatin Prekal të Shkodrës

Dy automjete janë djegur rreth orëve të para të mëngjesit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekal, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga shtetasi E. N., 35 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit. Top Channel