“Revolucioni imagjinar ngeli 3D”, Murrizi- Berishës: Solle në kupolën e PD ata që të dhanë dajak në 2022 doktor

“Revolucioni imagjinar ngeli 3D”, Murrizi- Berishës: Solle në kupolën e PD ata që të dhanë dajak në 2022 doktor

Demokrati Myslim Murrizi ka vijuar me kritikat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”. “Solle në kupolën e PD ata që të dhanë dajak në 2022 doktor”-thuhet në reagimin e ish-deputetit. Reagimi i Murrizit: Sot, 6 Shtator 2025 Revolucioni imagjinar ngeli në versionin 3D ose “mund” të fillojë më 16 Shtator, ditën e Konferencës së Pezës. Në nëntor 2024, kur Berisha u lirua nga arresti i shtëpisë, në hyrje të selisë së PD, ju tha militantëve se: Zoti ka thënë: “Pastroni shtëpinë që unë...