Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rritja e çmimeve në Greqi, reforma e guximshme e Mitsotakis, paketë masash me vlerë 1.6 mld euro
Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe banesave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur një paketë masash me vlerë 1.6 mld euro që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të cilat prekin më shumë se 4 milionë grekë. Në fjalën e tij, ai theksoi se Greqia ka kaluar nga kriza në stabilitet, duke ulur papunësinë, rritur investimet dhe turizmin, dhe duke rikthyer besimin ndërkombëtar. Mitsotakis tha se prioriteti mbetet mbështetja e të ardhurave të qytetarëve përballë rritjes së kostos së jetesës, por pa kompromentuar stabilitetin fiskal.Ndër masat kryesore janë ulja e normave tatimore me 2 pikë për të gjithë...