Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Maduro paralajmëron SHBA-në për rrezikun e konfliktit ushtarak në shkallë të gjerë
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të ulë tensionet dhe ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti ushtarak në shkallë të gjerë. “Asnjë nga dallimet që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi nuk duhet të çojë në një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë dhe dhunë në Amerikën e Jugut”, tha Maduro në një video të postuar në Telegram. Ai i bëri thirrje SHBA-së të braktisë atë që e quajti “plani i saj për ndryshim të dhunshëm të regjimit në Venezuelë dhe në të gjithë Amerikën Latine” dhe i kërkoi Uashingtonit të respektojë sovranitetin e vendit. Maduro deklaroi gjithashtu se mbi 5300 njësi të milicisë komunale ishin aktivizuar për t’u mbrojtur kundër përpjekjeve të mundshme për “ndryshim të regjimit” të...