Start i mbarë për vitin e ri shkollor: Manastirliu 236 mijë nxënës me tekste falas, 30 shkolla të reja dhe investime në teknologji e sport

Start i mbarë për vitin e ri shkollor: Manastirliu 236 mijë nxënës me tekste falas, 30 shkolla të reja dhe investime në teknologji e sport

Me nisjen e vitit të ri shkollor, rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues rikthehen në bankat e shkollës në të gjithë vendin, në një sezon që vjen me risi të rëndësishme, investime infrastrukturore dhe mbështetje konkrete për familjet shqiptare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale detaje nga përgatitjet për këtë vit shkollor, duke e cilësuar si një “fillim të mbarë” për arsimin publik. Një nga masat më të rëndësishme sociale është shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës, një politikë që synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të garantojë akses të barabartë në arsim. Programi përfshin nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe kategori të veçanta...