Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Check-In Festival në Gjirokastër, artistët më në zë të momentit elektrizojnë skenën
Muzika, aventura dhe tradita u ndërthuren në një eksperiencë të paharrueshme. Edicioni i pestë i Check-In Festival u rikthye në qytetin e Gjirokastrës për dy net me radhë, me energji dhe surpriza të reja. Shumë qytetarë u bashkuan për të kënduar dhe kërcyer nën tingujt e muzikës live, që u performua nga artistët më në zë të momentit, Ahmet Kilic, Johkoba, Alban Skënderaj, Tayna dhe Ledri Vula. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau pamje nga koncerti dhe performance e këngëtarëve të cilët elektrizuan skenën./atsh/KultPlus.com