Durrës: Arrestohet 33-vjeçari që mbante me forcë një të mitur në banesë, i gjendet armë me silenciator

Durrës: Arrestohet 33-vjeçari që mbante me forcë një të mitur në banesë, i gjendet armë me silenciator

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi mbante me forcë në banesën e tij një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe duke e penguar të largohej. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit dhe arrestuan shtetasin Enea Zeqiri, banues në lagjen nr. 14 të qytetit. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku Zeqiri do të përballet...