VIDEO/ Trafikoi 11 tonë kokainë – Soni Pepa esktradohet nga Republika Domenikane, pritet përballja me akuzat në SPAK

VIDEO/ Trafikoi 11 tonë kokainë – Soni Pepa esktradohet nga Republika Domenikane, pritet përballja me akuzat në SPAK

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted” dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Santo Domingo, janë finalizuar me sukses procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar Soni Pepa alias Vilson Pepa, 41 vjeç, lindur në Lushnjë, nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt Shqipërisë. Soni Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: Trafikim i narkotikëve, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Në sajë të informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë...