Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Selia e Shenjtë: shqetësim për rikthimin e retorikës agresive bërthamore
Në vend që të përparojë drejt paqes, bota duket se po lëviz në drejtim të kundërt, duke u bërë vend gjithnjë e më tepër armëve më shkatërrimtare, që ka krijuar njeriu. Në një fjalim në Nju Jork, Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB, kryeipeshkvi Gabriele Caccia, shprehu shqetësimin e madh të Selisë së Shenjtë, gjatë seancës plenare të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme kushtuar Ditës Ndërkombëtare kundër Provave Bërthamore. “Tetëdhjetë vjet më parë”, vuri në dukje përfaqësuesi i Vatikanit, “shpërthimi i bombës së parë bërthamore i zbuloi botës një forcë shkatërrimtare të paparë. Ajo ngjarje ia ndryshoi rrjedhën historisë dhe shtriu një hije të errët mbi njerëzimin, me pasoja të rënda si për jetën e njeriut, ashtu edhe për gjithësinë...