Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është transportuar mbrëmjen e sotme në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” QSUT në Tiranë, pas komplikacioneve shëndetësore. Burimet bëjnë me dije se Dumani ka shfaqur simptoma të takikardisë, rritje të rrahjeve të zemrës, të shoqëruara më pas edhe me vështirësi në frymëmarrje. Ai është shoqëruar me masa të larta sigurie nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe nga njësia elitare RENEA. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, duke qenë se Dumani është dëshmitar kyç në disa prej çështjeve më të bujshme kriminale në vend. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore. Nuredin Dumani Ai është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor...