Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U sulmua nga peshkaqeni në Sydney, humb jetën sërfisti nga Greqia
Një sërfist humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një peshkaqen në ujërat e Sydney-t. 57-vjeçari Mercury Psilakis ishte emigrant grek dhe sërfist me përvojë, sipas mediave greke. Ai pësoi lëndime të rënda nga sulmi në plazhin Dee Why pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale, ndërsa po bënte sërf me miqtë rreth 100 metra larg bregut. Ai u nxor në breg nga miqtë, por humbi një sasi të madhe gjaku dhe nuk mundi të mbijetojë. Dy pjesë të dërrasës së tij të sërfit janë dërguar për ekzaminim, njoftoi policia. Deri më tani, nuk është përcaktuar se cila specie peshkaqeni kreu sulmin, që i detyroi autoritetet të mbyllin disa plazhe sot. Ky është sulmi i parë fatal nga një peshkaqen...