8 plumba në 1 minutë/ Mister identiteti i dy autorëve dhe arsyet e ekzekutimit të Kristjan Kolës

8 plumba në 1 minutë/ Mister identiteti i dy autorëve dhe arsyet e ekzekutimit të Kristjan Kolës

Autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar. Ndërkohë vijojnë të zbardhen informacione lidhur me ekzekutimin e të riut në mes të qytetit. Sipas raportimeve, dy autorëve i është më pas se 1 minutë kohë për të eliminuar të riun. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i skenës së vrasjes, bëhet e ditur se vrasësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister. Dëshmitarët e natës së ekzekutimit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtënat për shkak se pistoleta...