Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Sot përkujtohet Luciano Pavarotti, tenori që i dha botës një zë të pavdekshëm
Më 6 shtator 2007, bota e muzikës humbi një nga figurat më të mëdha të saj, Luciano Pavarottin. Sot shënohen 18 vite nga ndarja e tij nga jeta, por zëri i tij vijon të mbetet i gjallë dhe frymëzues për miliona njerëz në mbarë botën. I lindur në Modena të Italisë më 12 tetor 1935, Pavarotti u ngjit në skenat më prestigjioze të operës në vitet ’60 dhe shpejt u bë sinonim i artit vokal. Interpretimet e tij në “La Bohème”, “Rigoletto” apo “Turandot” janë ende ndër më të vlerësuarat në historinë e operës. Kulmi i famës globale erdhi me projektin “Tre Tenorët”, ku bashkë me Plácido Domingo dhe José Carreras arritën të sjellin operën pranë miliona shikuesve në botë, duke e kthyer në një...