Roja humb jetën pasi e zë poshtë porta e kantierit të ndërtimit, në hetim drejtuesja dhe tekniku i firmës

Roja humb jetën pasi e zë poshtë porta e kantierit të ndërtimit, në hetim drejtuesja dhe tekniku i firmës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një tjetër incident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë. 68-vjeçar, Gëzim Gërdeci i cili punonte si roje ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Policia njofton se ka vënë nën hetim drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit, njëkohësisht pronare e objektit, Erilda Dhama, dhe Kujtim Kokën, pronar i kompanisë së sigurisë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases...