Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Vitin e ardhshëm mirëpresim samitin e G20 në Florida”, Trump: Do të doja të ishin edhe Xi e Putin
Presidenti Donald Trump deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara do të presin samitin e ardhshëm të G20-ës në klubin e tij të golfit në Doral, Florida, duke e quajtur atë “vendi më i mirë” për këtë ngjarje ndërkombëtare të nivelit të lartë, ndërsa këmbënguli se biznesi i familjes së tij “nuk do të përfitojë para nga kjo”. Në mandatin e tij të parë, Trump tentoi të organizonte një samit të ngjashëm në të njëjtin resort, por u tërhoq pas kritikave nga brenda partisë së tij për përplasjen e interesave. Ai tha se do të “donte” që Vladimir Putin dhe Xi Jinping të merrnin pjesë. “Do t’i doja edhe unë, nëse ata duan”, tha Trump sipas The Telegraph. Nga politika te përfitimi: Vijon përzierja e...