Protestat e vazhdueshme për Palestinën, mbyllet papritur fabrika e armëve izraelite në Britani

Protestat e vazhdueshme për Palestinën, mbyllet papritur fabrika e armëve izraelite në Britani

Një prej objekteve të Elbit Systems UK në Bristol është mbyllur papritur, pas vitesh protestash nga grupi Palestine Action, i cili tashmë është shpallur organizatë e ndaluar nën Ligjin për Terrorizmin. Fabrika, e vendosur në Aztec West Business Park, ishte objekt i dhjetëra aksioneve direkte, përfshirë bllokada, pushtime të çatisë, thyerje dritaresh dhe spërkatje me bojë të kuqe. Elbit kishte marrë me qira objektin në vitin 2019, me kontratë që skadonte vetëm në vitin 2029. Kur gazetarët e The Guardian vizituan vendin këtë javë, prona ishte bosh, me përjashtim të një roje sigurie, ndërsa gardhe e barriera ishin vendosur pas protestave të përsëritura. Elbit Systems UK, degë e prodhuesit më të madh izraelit të armëve, regjistroi një humbje operative prej 4.7 milionë £ vitin e...